
Kompania Facebook ka lajmëruar të enjten se ka ndërmarrë masa kundër reklamave dhe postimeve të presidentit amerikan Donald Trump, për arsye se kampanja e tij për zgjedhjet e ardhshme po bëhet me politika që shpërndajnë urrejtje, shkruan CNN, njofton Insajderi.
Njëra nga këto reklama është edhe ajo ku kampanja e Trump jep cilësime për grupe të ndryshme si “turma të rrezikshme të të majtës ekstreme”.
“I kemi larguar këto postime dhe këto reklama sepse kanë shkelur politikat tona kundër urrejtjes”, ka thënë Andy Stone, zëdhënës i Facebook-ut./Insajderi.com