Facebook ndalon stafin e tij që t’iu ofrojë ndihmë politikanëve gjatë zgjedhjeve

Facebook ndalon stafin e tij që t’iu ofrojë ndihmë politikanëve gjatë zgjedhjeve

Facebook do të ndalojë punonjësit  e  tij që t’iu ndihmojnë politikanëve gjatë zgjedhjeve , ka raportuar kompania .

Rrjete sociale janë  mënyra e vetme që politikanët  qasen me votuesit  gjatë zgjedhjeve  për të reklamuar programi e tyre politik gjatë fushtave elektorale.

Facebook ka pohuar se mund të ofroj këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politke, duke mos e përjashtuar mbajtjen e takimeve edhe me politikanët.

Drejtori digjital i presidentit të tanishëm Donald Trump ka pohuar se asistenca e “Facebook” e ka ndihmuar  atë që të fitojë.

Një antarë i kompanisë ka treguar se edhe kandidates Hillary Clinton iu është ofruar e njëjta  ndihmë mirëpo ajo nuk ka pranuar.

Bazuar në dokumente e brendshme të siguruar nga Bloomberg,  Donlad Trump ka shpenzuar  rreth  44 milionë dollarë prej muajit Qeshor- Nëntor , krahasuar me kandidaten Clinton e cila ka shpenzuar rreth  28 milionë dollarë/Insajderi.com