fbpx

Facebook përsëri godet: Bitcoin bie për shkak të Librës

Facebook përsëri godet: Bitcoin bie për shkak të Librës

Vlera e Bitcoin ra pas një kritike që bëri kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell mbi planin e Facebook për të nisur monedhën e vet digjitale.

Ky rrjet social dëshiron të lansojë monedhën digjitale së bashku me një konsorcium të kompanive, duke përfshirë Uber dhe Visa.

“Libra po shkakton shqetësim serioz rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit, stabilitetit financiar. Këto janë çështje që duhet të adresohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe publike”, tha Powell.

Bitcoin, i cili regjistroi një rritje prej 200 për qind në 2019, ra sot me 12 për qind në rreth 11,300 dollarë, sipas KoinDesk, sipas rrjetit televiziv amerikan CNBC, transmeton KosovaPress.

Rënie shënuan edhe Etereum dhe XRP. Etereum ra me 13 për qind në 270 dollarë, derisa XRP humbi 15 për qind të vlerës, duke rënë në rreth 33 centë.