
Për Facebook është folur shumë për të mirat e tij, rreziqet, përparësitë, si dhe për themeluesin e Facebook, Mark etj.
Në fakt, Facebook ka bërë të mundur që një histori trishtuese të përfundoj në lot gëzimi.
Një nënë nga Mbretëria e Bashkuar e ka gjetur djalin e saj të zhdukur qe 27 vite zhdukjen e të cilit e kishte lajmëruar në organet kompetente.
Asaj ja kishin rrëmbyer fëmijën. Protagonistja e kësaj historie është Avril Grube një grua 62 vjeçare, që jeton në jug të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo është ndarë në vitin 1982 nga burri i saj, Jospeh, me nacionalitet hungarez, dhe ai kishte arritur të e merrte kujdestarinë e djalit të tij Gavin, i cili në atë kohë ishte shumë i vogël.
Një ditë babai i djalit e dërgoj atë që të kopsht zoologjik, dhe që nga ajo kohë ajo nuk e kishte parë më kurrë djalin e saj. Në realitet, Joseph i cili kishte vdekur në vitin 2006, e kishte dërguar djalin e vet në vendin e tij.
Gjithë jeta e Gavin Paros ka qenë e jetuar në Hungari.
Ai ka marrë surprizën e jetës së tij: kur ka takuar nënën e tij dhe tezën e tij, Beryl Ëilson.
Që të dyja kanë kaluar gjithë kohën për tre dekada për të e gjetur Gavin: ato kanë kontaktuar me Ambasadën e Hungarisë dhe rasti kishte arritur në ato kohë deri tek Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.