Fadil Rama: Barazimi ishte epilog real, Drenica do të jetë edhe më e fortë

Fadil Rama: Barazimi ishte epilog real, Drenica do të jetë edhe më e fortë

Trajneri i Fadil Rama, shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Gjilanit, të cilin e konsideron rezultat real të takimit, duke treguar problemet që i kishte skuadra e tij gjatë takimit.

“Ka qenë një ndeshje e fortë, e mirë nga dy skuadrat. Patëm mundësi të dy skuadrat, por barazimi është epilogu real”, u shpreh Rama për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Duke marrë parasysh që kemi filluar me vonesë stërvitjet dhe orarin e vështirë në fillim, e po ashtu edhe mungesat e shumta, jemi të kënaqur me pesë pikët në ndeshjet e para. Besoj që do të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi ai.

Drenica në xhiron e ardhshme udhëton drejt Suharekës për t’u ndeshur me Ballkanin.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Prishtina, kuqezinjtë janë konsoliduar duke renditur një fitore dhe dy barazime./Insajderi.com.