
Gjatë ditës së sotme, në disa medie është publikuar një lajm i rremë për një mural në një fshat të Kosovës.
Lajmi thoshte se ai mural që në të shihej Presidenti Amerikan, Donald Trump pranë një lope, gjendej në fshatin Lupç të i Poshtëm në Podujevë.
Por, ky mural është bërë në fshatin Staro Zhelezare në Bullgari, si pjesë e një festivali për grafiteve apo vizatimeve murale.
Përveç Trumpit, murale të tilla janë bërë edhe për Kancelaren e Gjermanisë, Anglea Merkel, presidentit rus Putin. Muralet e jashtme në muret e shtëpive në fshatin Staro Zhelezare shfaqin njerëz lokalë së bashku me figura të njohura nga botët e politikës dhe fesë.