Fallxhorja ruse që fitoi 400 milionë dollarë vihet para drejtësisë

Fallxhorja ruse që fitoi 400 milionë dollarë vihet para drejtësisë

Një gjykatë në kryeqytetin e Rusisë ka  marrë vendim për të paraburgosur një fallxhore 54 vjeçare për përfitime të pasurisë duke përdorur njohuritë e saj të mbinatyrshme, duke përfituar rreth 26 miliardë rubla ose 401.69 milionë dollarë.

Nona Mihaj, një fallxhore rome, thuhet se u arrestua në fillim të tetorit për gjoja dhënien e këshillave për Larissa Marchukhova, motra e drejtoreshës  financiare të NOTA-Bank Galina Marchukhova.

Mihai akuzohet për mashtrim duke dhënë këshilla të bazuara në lexime mistike të kartave, librave të vjetër dhe  nga kafja. raportojnë mediat ruse.

Gjykata e qytetit të Moskës ka hedhur poshtë argumentet e avokatit të Mihai-s, Maksim Burdin, se klientja e tij, e cila ka të përfunduar vetëm katër vjet të shkollimit të mesëm,  i mungonte njohja e shkencave ekonomike ose të financave për ta ndihmuar atë për të mashtruar financiarisht./Insajderi.com