Familja e një 11 vjeçari i cili vdiq si pasojë e motit të ftohtë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur padi duke kërkuar kompensim 100 milionë dollarë nga kompanitë e energjisë elektrike për neglizhencë, transmeton Insajderi.
Cristian Pineda u gjet e vdekur javën e kaluar nga nëna e tij në shtëpinë e tyre, raporton BBC.
Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia, por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.
Në padi familja akuzon firmën e energjisë elektrike se ka vënë “përfitimin para mirëqenies së njerëzve”, duke dështuar të përgatitet si duhet./Insajderi.com