Familja e studentit të ndjerë kërkon një anije koreanoveriore si dëmshpërblim

Familja e studentit amerikan të ndjerë Otto Warmbier kërkon që pushteti i SHBA t’i jep anijen e Koresë Veriore si dëmshpërblim për vdekjen e djalit.

Familja e studentit të ndjerë kërkon një anije koreanoveriore si dëmshpërblim

Avokati i familjes Ben Hatch ka kumtuar se kërkesa për marrjen e anijes koreanoveriore i është dorëzuar gjykatës në Nju Jork. Duke përkujtuar se Otto ka vdekur menjëherë pasi është liruar nga Koreja Veriore në të cilën ka kaluar një vit në burg, avokati ka thënë se është padyshim se pushteti i Koresë Veriore është përgjegjës për vdekjen e tij dhe se kërkesa për dëmshpërblim është plotësisht legale dhe legjitime.

Otto Warmbier është arrestuar gjatë vizitës turistike në Korenë Veriore kah fundi i vitit 2015. Në burg i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndërsa derisa ishte në komë ai i është dorëzuar autoriteteve amerikane kah mesi i vitit 2017. Vdiq pas një kohe të shkurtër pas lirimit.

Familja pretendon se ai është keqtrajtuar në Korenë Veriore.

Autoritetet amerikane në prill në Indonezi kanë konfiskuar një anije transportuese të Koresë Veriore “Wise Honest” i cili me eksport të thëngjillit i kishte shkelur sanksionet. Familja e studentit të ndjerë po kërkon që si dëmshpërblim për vdekjen e tij t’i dorëzohet kjo anije e rëndë 17.000 tonë./Insajderi.com.