Futbollistët e Rumanisë promovojnë lëndën e matematikës

Një gjetje interesante kanë bërë futbollistët e kombëtares së Rumanisë. Lojtarët rumunë kanë veshur ekuacione matematikore në anën e pasme të fanellave të stërvitjes, me qëllim të promovimit të lëndës së matematikës.

Futbollistët e Rumanisë promovojnë lëndën e matematikës

E gjitha kjo është bërë për të përçuar një mesazh te fëmijët. Lojtarët kanë të veshur ekuacionet të ndryshme me qëllim të promovimit të lëndës së matematikës për fëmijët e Rumanisë.

Kjo erdhi pasi shteti ballkanas është një nga vendet me nivelin më të ulët në Evropë për shkrim-lexim. /Insajderi.com