“Fansat e Liverpool po luten për Thiago-n”

“Fansat e Liverpool po luten për Thiago-n”

Bayern Munich “duhet ta mbajnë” Thiago Alcantaran, sidomos pas përformancës brilante që pati në finale e Ligës së Kampionëve, ka thënë Owen Hargreaves, shkruan Goal njofton Insajderi.

“Fansat e Liverpool-it po lutën për një kalim të mundshëm të tij”, ka deklaruar Hargreaves.

Për Bayern do të jetë e vështirë ta mbajnë Thiagon i cili ka refuzuar zgjatjen e kontratës dhe po kërkon një sfidë të re.

Bayern, nëse Thaigo nuk pranon zgjatje kontrate, janë të gatshëm ta shesin mesfushorin, por vetëm nëse paguhen 30 milionë eurot e kërkuara për të.

Ndryshe, nëse Thaigo nuk largohet këtë verë dhe gjithashtu nuk nënshkruan zgjatje të kontratës, në vitin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë.