Fansi i Avangers rrah një person për shkak se i tregoi përfundimin e filmit

Fansi i Avangers rrah një person për shkak se i tregoi përfundimin e filmit

Një person është raportuar se ka rrahur një person tjetër jashtë kinemasë, për shkak se ai kishte dalë nga kinemaja dhe po e tregonte përfundimin e filmit me zë të lartë, raporton Daily Mail.

Sipas mediave në Tajvan, personi ishte lënë i gjakosur jashtë kinemasë Causeway Bay, të Hong Kongut, pasi që e shikoi filmin Avengers: Endgame

Fotografia e personit po qarkullon në internet, tregon se si ai qëndron i ulur dhe i përgjakur.

Adhuruesit e kinemasë, thanë se ai i kishte nervozuar të gjithë për shkak se po bërtiste dhe po tregonte se si përfundoi filmi, ndërkohë që të tjerët po bëheshin gati të hynin në kinema për ta shikuar atë.

Filmi Avengers: Endgame, është fundi i sagës së 21 filmave, për 11 vite.

Vëllezërit Russo, të cilët janë regjisorë të filmit, shkruan një letër të hapur fansave, duke i bërë thirrje që të mos i tregojnë të tjerëve për përfundimin, për shkak se secili duhet ta shijojë filmin pa e ditur se çfarë do të ndodhë. /GazetaExpress