
Nuk ka prova shkencore të zbuluara deri më tani për të mbështetur idenë se ekzistojnë fantazmat, por kjo nuk i ndalon njerëzit të besojnë në ato, shkruan Insajderi.
Rreth 45% e amerikanëve besojnë në fantazma, sipas një sondazhi të Huffington Post.
Gati një në pesë persona mendojnë se kanë parë një fantazmë.
Dhe sipas një ankete ka rezultuar se rreth 29% e të anketuarve kanë thënë se janë në kontakt me të vdekurit.
Por, ku vjen besimi në fantazma? Jo çuditërisht, disa nga besimet në fantazmë vijnë nga besimet kulturore – si besimi i gjerësisht i mbajtur se ekziston jeta pas vdekjes.
Por pjesa tjetër është e gjitha fryt i mendjes tonë.
Besimi në kontakt me të vdekurit është edhe më i përhapur sesa një besim i përgjithshëm në fantazma – dhe një pjesë e arsyes mund të jetë mekanizmi mbrojtës natyror i trurit tonë.
Kur përjetojmë një përvojë traumatike, si humbja e një të dashuri, është e natyrshme të kërkoni dëshpërimisht rehati dhe përgjigje.
“Nëse truri nuk mund ta fitojë kontrollin objektivisht, do ta arrijë duke perceptuar më shumë struktura rreth nesh, edhe nëse ato nuk ekzistojnë”, ka thënë ekspertja e perceptimit Jennifer Whitson.
Kjo mund të nënkuptojë ndjenjën e pranisë së të dashurit tuaj për të sjellë ngushëllim, ose të mendoni se ata po ju sjellin fat më të mirë duke u kujdesur për ju, dhe natyrisht, të vizitohesh nga një person i dashur në ëndërr është pjesë normale e pikëllimit.
Ndërsa disa dukuri të mbinatyrshme mund të rrjedhin nga proceset natyrore të trurit, të tjerët mund të jenë një shenjë se diçka është e gabuar.
Problemet me fushat e trurit të përfshira në vetëdijesim mund t’ju bëjnë të ndjeni praninë e dikujt afër edhe nëse nuk janë aty fizikisht.
Kjo sigurisht shkaktohet edhe nga problemet tjera si droga, alkooli, privimi i gjumit, të cilët shkaktojnë një efekt shumë të madh në raste të tilla.
Në fund të fundit, kur shumica e njerëzve besojnë në jetën pas vdekjes, ndoshta nuk është për t’u habitur që shumë njerëz besojnë se të vdekurit mund të na shfaqen ose të na kontaktojnë gjithashtu.
Perceptimi i kontaktit me një fantazmë ose shpirt mund të jetë pjesë e procesit të hidhërimit normal dhe mund të tregojë se si funksionon truri juaj gjatë një situate stresuese./Insajderi.com