Faqja zyrtare e Cruzeiro-s njoftoi se kanë nënshkruar me Lionel Messi-n

Faqja zyrtare e Cruzeiro-s njoftoi se kanë nënshkruar me Lionel Messi-n

Ekipi Brazilian Cruzeiro për pak sa nuk u dha sulm në zemër fansave të vet, kur të premten njoftoi përmes sajtit zyrtar të klubit se ka nënshkruar me legjendën e Barcelonës, Lionel Messi.

Ai njoftim, siç edhe shumë kush priste, doli të jetë i pavërtetë – një produkt i hakimit që i ndodhi faqes së klubit.

Tani rasti i hakimit po hetohet nga organet e rendit në Brazil.

Gjithsesi, për një moment të shkurtër të hënën në faqen e Cruzeiro-s njoftohej se është nënshkruar me Messi-n dhe madje ishte edhe një citat që kinse e thoshte lojtari argjentinas.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu në Cruzeiro”, thuhej në citimin pavërtetë të Messi-t.

“Është një nder i madh të jem pjesë e ekipit të trajnerit Enderson Moreira. Shihemi së shpejti. Mezi po pres të luaj në stadiumin Mineirao”.

Për më tepër, në lajmin e rrem thuhej se Cruzeiro janë në negociata edhe me yllin e Juves Cristiano Ronaldo dhe po presin ta nënshkruajnë edhe atë.

Pas një kohë postimi u largua dhe klubi njoftoi se bëhej fjalë për hakim./Insajderi.com