fbpx

FB mbyll faqet e organizatave dhe personave të ekstremit të djathtë

FB mbyll faqet e organizatave dhe personave të ekstremit të djathtë

Kompania e rrjetit social Facebook mbylli faqet e një numri të madh të personave dhe organizatave të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe me arsyetimin se përhapin urrejtje.

Sipas një deklarate nga kompania Facebook, theksohet se janë vendosur ndalesa për grupet e krahut të djathtë ekstrem duke përfshirë edhe Partinë Kombëtare Britanike, Britania e Para, Lidhja Britanike e Mbrojtjes, Kalorësit e Tempullit Ndërkombëtar dhe Fronti Kombëtar.

Facebook, i cili ka mbyllur edhe faqet e liderëve të ekstremit të djathtë të lidhur me këto organizata, ka njoftuar se vendimin e ka marrë në kuadrin e “politikës për ndalimin e atyre që kryejnë retorika të dhunshme ose me përmbajtje të urrejtjes si dhe për ata që përfshihen në veprime të urrejtjes ose veprime të dhunës”.

“Në Facebook nuk ka vend për individët dhe organizatat që kryejnë sulme ose bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratën ku theksohet se nuk do të lejohen që këta persona dhe organizata të rihapin llogaritë, thuhet ndër të tjera se kjo ndalesë përfshin edhe Instagramin që është pronë e Facebook.