FBI beson se sulmuesi në bazën amerikane në Floridë ka vepruar i vetëm

Hetuesit besojnë se pjesëtari i aviacionit ushtarak saudit ka vepruar i vetëm të premten kur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tetë të tjerë në bazën e marinës amerikane në Pensacola në Floridë para se e kishte vrarë policia, ka kumtuar FBI.

FBI beson se sulmuesi në bazën amerikane në Floridë ka vepruar i vetëm

Rachel Rojas, agjente speciale e ngarkuar për FBI në Xheksonvill, ka thënë se sulmuesi e ka përdorur revolen “Glock” të cilin e ka blerë në mënyrë legale në Floridë.

“Aktualisht besojmë se ka qenë një sulmues i cili e ka kryer këtë sulm dhe nuk ka të arrestuar në këtë rast”, ka thënë Rojas, hetuesja kryesore në këtë rast.

“Po përpiqemi ta zbulojmë motivin e tij”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se FBI punon në këtë rast “me supozim se bëhet fjalë për një akt terrorist”.

Autoritetet kanë konfirmuar se i dyshuari ishte pjesëtarë i forcave ajrore të Mbretërisë Saudite, dhe se gjendej në bazën e marinës në kuadër të një programi të trajnimit.

FBI e ka identifikuar se Mohammed Said Alshamrani, 21 vjeç./Insajderi.com.