FBI publikon dosjen për Muhamed Ali – Racizmi, Feja dhe Urrejtja ndaj Amerikës

FBI publikon dosjen për Muhamed Ali – Racizmi, Feja dhe Urrejtja ndaj Amerikës

Një dosje e re e publikuar nga FBI për të ndjerin kampionin e boksit Muhamed Ali, zbulon pikëpamjet legjendare të boksierit për racën dhe politikën pasi e përfshiu vetën në kulturën e fesë islame.
Ali i referohej kaukazianëve si “dreqërit e bardhë” dhe “të krisur” dhe u shpreh tek besimtarët mysliman se “gratë e zeza kanë djem dhe vajza më të mira në botë”. Të dhënat nga këto dosje janë bërë publike nga Byroja Federale e Hetimeve, raporton Insajderi.

Ndërsa në mediat këto të dhëna janë publikuar nga Monitorimi Gjyqësor përmes një kërkesë për Lirisë së Informacionit.

Muhamed Ali përpara konvertimit tij në Islam, i njohur me emrin Cassius Blay, tha gjithashtu se “programet e integrimit janë të padobishme”, sepse “zezakët duan ndarje jo integrimin” ndërsa Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 e cilësonte një “mashtrim”.

Përfshirja e tij e thellë me fenë e Islamit dhe retorika bashkë me sjelljet raciste të tij janë pjesë e një informatave  që priten të zbulohen në ditët në vazhdim dhe këto informata janë në kundërshtim me imazhin e boksierit si një ikonë e të drejtave të njeriut.

Me qindra faqe të dokumenteve janë të lidhura me hetimin e FBI-së për Ali, që përfshinë edhe shmangien e draftit dhe monitorimin e qeverisë në raport me fenë, i cili përshkruhet nga agjencia si një “organizatë jo-e zezë, kuazi-fetare që përkrahë një linjë urrejtje të dhunshme të racës së bardhë, qeverisë, ligjit dhe zbatimit të ligjit “.

Në një xhami në Cleveland, boksieri tha se flamuri amerikan “përfaqësonte vdekjen dhe shkatërrimin”, ndërsa “flamuri mysliman” përfaqëson “jetën dhe begatinë, drejtësinë për të gjithë njerëzit e zinj”.

Aliu pas vdekjes së tij në qershor 2016 u lavdërua nga ish-presidenti Obama, Rev Jesse Jackson dhe shumë liderë të tjerë, të të drejtave civile dhe personalitete të medieve.

Të dhënat e marra nga Monitorimi Gjyqësor tregojnë kërcënimin e madh që FBI e ndjente se po bëhej ndaj Kombit  Islamik në vitet 1960, dhe si anëtar i kësaj organizate, Aliu u monitorua nga agjencia për “çështje sigurie” për shkak të shoqërimit të tij me udhëheqësit e kombit Islam Elijah Mohammed dhe Malcolm X.

Në prill 1964, plani i Aliut për të udhëtuar në vendet myslimane alarmoi FBI-në deri në masën që agjentët kontrolluan dosjet e tij të pasaportës pasi që ai deklarohej se do kthehej në ShBA me katër gra nga Accra dhe Gana.

Ish-gruaja e Aliut, Sonji Roi, e informoi FBI-në se Kombi i Islamit mori 80 për qind të fitimeve të boksierit. Të dhënat e marra nga Monitorimi Gjyqësor gjithashtu pohojnë se Aliu u arrestua për agresion në shtëpinë e prindërve në korrik të vitit 1960, në Louisville të Kentakiut. Nëna e tij ishte dëshmitare.

Monitorimi Gjyqësor i është dashur të padisë qeverinë për të marrë të dhënat, të cilat janë të vjetra dhjetëvjeçare, por dolën në dritë pasi familja e Aliut përdori emrin dhe trashëgiminë e tij për të nisur një fushatë kombëtare për t’i dhënë fund profilizimit racor dhe fetar./Insajderi.com