Liga e basketbollit është gati të rikthejë lavdinë e pas luftës, pas lajmeve se po bëhet një bashkim në mes të federatave të Kosovës dhe Shqipërisë, për të krijuar një ligë të re të quajtur “Liga Unike”
Të etjen me 10 shtator, do të takohen në Tiranë të dy ligat, për të nënshkruar themelimin e kësaj lige.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës., njofton Insajderi.
I pranishëm në këtë ceremoni, pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që do të zbulojë logon e ligës së re.
Kjo iniciativë është përkrahur shumë në të dy vendet, pasi pritet në lind një rivalitet i ri dhe i madh në mes të skuadrave të të dy shteteve.
Pritet që gjithsej tetë skuadra të marrin pjesë në këtë ligë, katër nga të dy shtetet dhe liga pritet që të fillojë së shpejti gjatë këtij sezoni basketbollistik./Insajderi.com.