FBK organizon Superkupën e Kosovës në Prishtinë, ky është orari i plotë

FBK organizon Superkupën e Kosovës në Prishtinë, ky është orari i plotë

Nga 1 deri më 5 shtator, Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa do të organizohet në Prishtinë, ku priten ndeshje mjaftë interesante mes tetë skuadrave të elitës, ku të gjitha skuadrat kanë bërë transferime, duke bërë që ky edicion të pritet me interesim të madh.

Të mërkurën, më 1 shtator do të përballen Prizreni 16 dhe Drita, si dhe klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Prishtinës.

Ndeshje interesante priten edhe të enjten ku përballen Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.

Të premten do të zhvillohen ndeshjet gjysëmfinale, kurse finalja e madhe do të zhvillohet të dielen.

Për shkak të masave të reja anti-COVID, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa prezencën e tifozëve.

Edicionin e kaluar, fitues i Superkupës së Kosovës ishte shpallur Sigal Prishtina pasi kishte mposhtur në finale Bashkimin.

Orari i plotë i ndeshjeve:

1 Shtator/Grupi A-D

Prizreni-16 – Drita 16:00

Peja – Sigal Prishtina 19:00

2 Shtator/Grupi B-C

Rahoveci – Trepça 16:00

Golden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00

3 Shtator

Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00

Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 Shtator/Pushim

5 Shtator/Finalja 17:00 /Insajderi.com