
Klubi i futbollit, Arbëria, ka reaguar me anë të një komunikate, ndaj referimit në ndeshjen ndaj ekipit nga Suhareka, Ballkani.
Klubi nga Dobraja e Lipjanit, në këtë komunikatë, ka treguar dy raste, të cilat ata mendojnë se janë dëmtuar, njofton Insajderi.
Lipjanasit, mendojnë se në pjesën e parë, atyre nuk i është referuar një penallti e pastër, pas një ndërhyrje direkte, ndërsa në pjesën e dytë, ata thonë se penalltia e akorduar për Ballkanin, ishte e paqenë dhe gjyqtarët kishin një koordinim të dyshimtë para referimit të saj.
Arbëria e ka filluar mirë këtë sezon, por në dy javët e fundit, ata kanë pësuar dy humbje radhazi./Insajderi.com.