FC Ballkani njofton për transferimin e ri

FC Ballkani njofton për transferimin e ri

Ballkani e ka konfirmuar transferimin e Arens Matelit.

Ai ka nënshkruar një kontratë trevejçare me klubin suharekas.

Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kukësit në Shqipëri.

“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com