
FC Liqeni ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e tretë të fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve në futsall.
Kampioni i Kosovës, ka arritur të dal si lider i grupit me tri fitore dhe me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa tani futet në listën e 32 skuadrave më të mira në Evropë.
Liqeni fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë prej 5-0 kundër skuadrës turke, Tavsancali, duke treguar seriozitet të lartë që në fillim të kësaj gare.
Ndeshja e dytë ishte më e përafërt, ku përball kishin skuadrën angleze, Helvecia, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 6-5.
Ndërsa në ndeshjen e së martes ndaj skuadrës gjermane, Weilimdorf, ata fituan me rezultat 3-2.
Me nëntë pikë të grumbulluara, Liqeni tani është në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë./Insajderi.com