
Kampioni i Kosovës në futsall, FC Liqeni, të mërkurën ka mësuar kundërshtarët për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.
Kampionët e Kosovës janë në Grupin H së bashku me TSV Weillimdorf Futsal të Gjermanisë, London Helvecia Futsal Club të Anglisë dhe Tavsancali SK të Turqisë.
Ndeshjet do të zhvillohen në muajin e ardhshëm me sistem direkt, teksa fituesi i grupit kalon tutje në “Main Round”.
Ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani, pasi klubi i Weillimdorfit është nikoqire e këtyre ndeshjeve./insajderi.com