FC Prishtina mbërrin në Gjibraltar – testohet për Covid 19

FC Prishtina mbërrin në Gjibraltar – testohet për Covid 19

Ekipi nga kryeqyteti, FC Prishtina, ka mbërritur në aeroportin e Gjibraltar-it, para ndeshjes së parë në garat evropiane për këtë sezon. Me të mbërritur në aeroport, i gjithë ekipi kryeqytetas, i është nënshtruar testimit për Covid 19.

“Vlen të theksohet se me të mbërritur në aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontingjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit, i janë nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore. Rezultatet e këtyre testimeve pritet ti marrim sot në mbrëmje.”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Ndeshja parakualifikuese e Europa Ligës, në mes të Lincoln Red Imps(Gjibraltar) dhe FC Prishtina(Kosovë), zhvillohet nesër, e mërkurë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18.00 në Stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit./Insajderi.com.