Klubi i Prishtinës, është duke bërë ndryshime rrënjësore, për sezonin e ri.
Nga Prishtina, janë larguar shumë lojtarë, por kanë ardhur edhe shumë të tjerë.
Sipas Zëri.info, Prishtina, është duke e shkarkuar edhe trajnerin e saj, Armend Dallku-n, për ta emëruar trajnerin nga Maqedonia, Zekirija Ramadani, transmeton Insajderi.
Dallku ka arritur që të fitojë kupën e Kosovës në këtë vit dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë, por që fatkeqësisht, ata u eliminuan me rezultat zyrtar, shkaku i rasteve me Covid 19.
Zekirija Ramadani, ka përvojë në futbollin kosovar, pasi në të kaluarën, ai ka qenë trajenri i Feronikelit dhe Trepçës 89 deh ka tre tituj të fituar në Super Ligë./Insajderi.com.