FC Prishtina prezanton Ahmed Radaoui

FC Prishtina prezanton Ahmed Radaoui

Klubi i futbollit nga kryeqyteti, FC Prishtina, vazhdon të përforcohet pas startit jo të mirë në këtë stinor të Superligës.

Gjatë ditës së Hënë, klubi i Prishtinës ka njoftuar se ka firmosur me futbollistin tunizian Ahmed Radaoiu dhe sipas tyre, , 23-vjeçari luan në tri pozita – në anën e majtë të fushës, mbrojtës, mesfushor dhe anësor ofensiv.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian”, ka thënë ai.

Ai pret që shpejt të ambientohet te skuadra e re.

Radaoui ishte pjesë e përfaqësueses U20 të Tunizisë, ndërkohë ka luajtur për skuadrën e këtij vendi, ES du Sahel.

Prishtina pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, zë vendin e katërt me 11 pikë, tetë me pak se lideri Ballkani, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë./Insajderi.com.