Fc Prishtina  vs Drita do të mbulohet me sistem special të kamerave

Fc Prishtina  vs Drita do të mbulohet me sistem special të kamerave

Rreth 30 minuta na ndajnë nga derbi dhe ndeshja më interesante e javës në Ipko superligë. Kjo ndeshje do të transmetohet nga Digitalb dhe do të mbulohet me 11 kamera, njëjtë sikurse UEFA i mbulon ndeshjet e saj, kjo tregon se sa me seriozitet po merret kjo ndeshje nga transmetuesit televiziv.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri dhe interesimi për të është jashtëzakonisht i madh, raporton Insajderi.

Të dy këto ekipe janë ndeshur 47 herë në të kaluarën, ku 21 fitore i ka ekipi nga kryeqyteti, kundrejt 10 të atyre nga Drita, ndërsa 16 herë janë ndarë me barazim./Insajderi.com