FC Vushtrria që nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.
Klubi vushtrrias nuk ia doli ta sigurojnë mbijetesën, duke u renditur në vendin e parafundit në Superligë.
Për këtë klubi ka paralajmëruar reformim të skuadra. Duke shpallur konkurs për të gjitha pozitat në skuadër, njofton Insajderi.
“Viciana Sports Club për “K.F. Vushtrria”, me rastin e riorganizimit të klubit dhe në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme për punë dhe profesionalizëm, shpall konkurs për këto pozita:
Me orar të plotë:
- Drejtor ekzekutiv (CEO)
- Zyrtar Financiar
- Drejtor sportiv
- Sekretar i klubit
- Koordinator i klubit (përgjegjës për organizimin e ndeshjeve dhe koordinimin e aktiviteteve tjera brenda hapësirave të klubit)
- Menaxher i stadiumit (dhe aseteve tjera përcjellëse)
- Zyrtar për media
- Kryetrajner për Skuadren A
- Ndihmës trajner për Skuadren A
- Trajner i portierëve për Skuadren A
- Trajner kondicional
- Përgjegjës për sektorin e scout-ëve (përzgjedhësve të futbollit)
- Evidentues statistikor
- Fizioterapeut
- Doktor i përgjithshëm
- Drejtor / Koordinator i shkollës së fubollit
- Trajner për grupmosha (U-19, U-17, U-15, U-13, U-11, U-9)
Me orar të pjesshëm (part-time):
- Scout (nga të gjitha qytetet e Kosovës)
- Shitës i biletave
- Fotograf
- Video Xhirues / Animator
- Punëtor në byfen e stadiumit
- Mirëmbajtës i objekteve të stadiumit (pastrues)
Konkursi mbetet i hapur për 14 ditë, prej ditës se publikimit”, shkruhet në njoftimin e FC Vushtrria.