Federata italiane e Futbollit zyrtarizon zgjatjen e kontratës me selektorin Mancini deri në vitin 2026

Federata italiane e Futbollit zyrtarizon zgjatjen e kontratës me selektorin Mancini deri në vitin 2026

Është zyrtarizuar zgjatja e bashkëpunimit midis “axurrëve” dhe teknikut Roberto Mancini, teksa kontrata e re është nënshkruar deri në vitin 2026, njofton Insajderi.

Mancini ka bërë mjaft mirë këto tre vite me kombëtaren italiane duke e rritur shumë si ekip. Gjithashtu kontrata e parashikon Mancinin trajner të Italisë dhe për Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vetë tekniku u shpreh mjaft i lumtur për këtë zgjatje të bashkëpunimit duke vendosur theksin tek marrëdhëniet e mira me numrin një të federatës, Gabriele Gravina.

“Gravina dhe unë kemi kaluar një kohë të mirë, kemi punuar shumë në këto dy vjet. Ne jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më tej, nuk kishte asnjë arsye për t’u prishur. Qëllimi është të fitojmë dhe ne po ecim në atë rrugë së bashku”, tha fillimisht Mancini.

“Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin. Për ne është një moment i bukur. Ne kemi zgjatur kontratën, do të ketë shumë ngjarje, nuk është e lehtë të fitosh, por ne po përpiqemi të mbajmë mbi një punë të filluar 3 vjet më parë. Do të na duhet edhe pak fat në momente të caktuara dhe ne do të fillojmë të mendojmë për të bërë sa në mirë në Kampionatin Evropian”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp. /Insajderi.com