Federata e futbollit të Danimarkës ka lëshuar njoftim zyrtar për gjendjen e mesfushorit, Christian Eriksen, shkruan Insajderi.
“Këtë mëngjes ne kemi biseduar me Christian Eriksen, i cili u ka bërë të fala bashkëlojtarëve. Gjendja e tij është stabule dhe ai po vazhdon të qëndroj në spital për ekzaminime shtesë”.
“Ekipi kombëtar dhe futbollistët kanë marrë asistencë krize, dhe për secilin lojtar do të jenë aty pas incidentit të djeshëm”.
“Duam t’i falenderojmë të gjithë ata që kanë bashkndjerë dhimbjen, tifozët, futbollistët, familjet mbretërore nga Danimarka dhe Anglia, Federatat ndërkombëtare, kublet etj”.
“Ju inkurajojmë që të vazhdoni dërgimin e përshëndetjeve në Federatën Daneze, dhe ne ju sigurojmë që të gjitha do t’i përcjellen Christianit dhe familjes së tij”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga Federata daneze.
Eriksen pësojë arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, ku u desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjeksor për ta “rikthyer në jetë” lojtarin./insajderi.com