Federata e La Liga: Messi nuk mund të largohet nga Barcelona

Federata e La Liga: Messi nuk mund të largohet nga Barcelona

Federata e futbollit e La Liga-s, ka komentuar mbi situatën më të përfolur momentalisht në botë – largimin e Lionel Messi nga Barcelona.

Federata, ka thënë se Messi, nuk mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pa u paguar shuma e cekur në kontratë dhe se ka njoftuar se ata nuk do të regjistrojnë asnjë transferim të Messi-t, në ndonjë skuadër tjetër, pa u paguar shuma  e kontratës, transmeton Insajderi.

700 milion euro, kaq e ka klauzolën e largimit, Lionel Messi dhe duket se këtu do të bëhet debati më i madh i kësaj vere, pasi Barcelona, nuk është e gatshme ta liroj lojtarin me parametra zero, ndërsa lojtari, nuk dëshiron më të luaj për Blaugranasit.

A do të ketë një ekip të gatshëm të paguaj 700 milion euro për një 33 vjeçar, mbetet të shihet./Insajderi.com.