Presidenti I Federata Evropiane të Xhudos, Sergey Soloveychik ka uruar Federatën e Xhudos së Kosovës për sukseset e arritura në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.
Soloveychik ka dërguar një telegram urimi drejtuar kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Urimi i plotë:
I nderuar z. Presindeti, i dashur Agron!
Për mua është nder dhe kënaqësi e madhe të iu uroj juve, ekipin e Federatës së Xhudos të Kosovës dhe të gjithë xhudistëve kosovarë dhe evropian me dy kampione të reja Olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova!
Medalja e Distrias ishte e para e artë olimpike për EJU në këto lojëra speciale, dhe së bashku me Norën ato hynë përsëro në histori duke ndjekur në mënyrë perfekte në gjurmët e Majlindës. Titulli olimpik më i kërkuari është rezultat i përkushtimit të tyre të vërtetë, punës shumë vjeçare dhe mbështetjes së federatës suaj.
Distria dhe Nora do të mbeten një tjetër shembull frymëzues për Kosovën dhe gjeneratat e ardhshme. Qofshin të lumtur dhe të fortë në dëshirat dhe synimet e tyre të reja në jetë! Dhe ekipi juaj i vogël dhe fantastic le të vazhdojë të ëndërrojë gjëra të mëdha!
Me nderimet më të mira, Sergey Soloveychik, President, Federata Evropiane e Xhudos.
Ky urim vjen si shkak i triumit të Distriat Krasniqit dhe Nora Gjakovës me medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”./Insajderi.com