Lajmi mbi falimentimin e Serisë A pasi klubet nuk kishin paguar ende rrogat e lojtarëve bëri jehonë të madhe aq sa federata ka thirrur në një mbledhje anëtarët e saj për të gjetur një zgjidhje, njofton Insajderi.
Në mbledhjen e zhvilluar u votua që nuk do të bëhet verifikimi i skuadrave që nuk kanë paguar lojtarët për këtë sezon, pasi ky është kushti kryesorë që të regjistrohen në sezonin e ri.
Kjo gjë u kërkua nga klubet dhe mori miratimin e federatës, por gjithçka do të bëhet në bazën e një garancie për të shmangur konfliktet. Gjithashtu u vendos që klubet të ulin shpenzimet dhe borxhet e tyre për sezonin e ri, duke ndaluar skuadrat e mëdha të bëjnë transferime të çmendura.
Më e prekura nga kjo situatë është Juventusi e cila paguan shuma të mëdha pagash për lojtarë si, Ronaldo, Ramsey, Rabiot dhe Dybala, ndërsa ndjek Interi me pagat e Antonio Contes dhe Romelu Lukakut. /Insajderi.com