Federata merr vendim: Të gjitha ndeshjet e fundjavës shtyhen për mesjavë

Federata merr vendim: Të gjitha ndeshjet e fundjavës shtyhen për mesjavë

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, se nga e premtja në mbrëmje e deri të hënën në mëngjes, shtatë qytete në Kosovë do të karantinohen, Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që ndeshjet e parapara të zhvillohen këtë fundjavë, janë shtyrë për mesjavë, njofton Insajderi.

Vendimin e ka bërë publik faqja zyrtare e FFK-së në Facebook, ku shkruajnë: “ Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë. Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara. Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”, thuhet në njoftimin e Federatës. /Insajderi.com