Federata Ndërkombëtare e Hendbollit e kërcënon Spanjën për Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit e kërcënon Spanjën për Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë.

Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës, por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së.

Reagimi i Federatës kosovare ishte i menjëhershëm dhe i ashpër dhe IHF-ja nuk ka qëndruar duarkryq.

Në një letër që drejtori gjeneral i IHF-së, znj. Amal Khalifa ka dërguar të enjten në adresë të FHK-së, është bërë e qartë që Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të kampionatit botëror nëse nuk garanton se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen gjatë kësaj ngjarje të madhe.

Lexoni më shumë në Insporti