Federata Shqiptare e Futbollit i gëzohet suksesit të Uzunit ndaj Prishtinës

Federata Shqiptare e Futbollit i gëzohet suksesit të Uzunit ndaj Prishtinës

Federata Shqiptare e Futbollit i është gëzuar tre-golëshit të sulmuesit shqiptar, Myrto Uzunit ndaj Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ata kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shtuar se Uzuni ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin me klubin e tij.

“Bomberi kuqezi ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që kampionët e Hungarisë fituan me rezultatin 3-1 ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për turin eleminator të Champions League”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FSHF.

Prishtina humbi në të dy ndeshjet kundër skuadrës hungareze, Ferencvaros me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Skuadra nga kryeqyteti tani do të vazhdojë garën për kualifikime në “Conference League”./Insajderi.com