Fejohet talenti i Kosovës që mori ftesë nga Challandes

Fejohet talenti i Kosovës që mori ftesë nga Challandes

Florent Hasani i ka dhënë fund beqarisë.

Talenti i Kosovës U-21, që edhe zyrtarisht do të jetë nga marsi pjesë e ekipit të parë, pasi ka marrë thirrjen nga përzgjedhësi Bernard Challandes, është fejuar gjatë ditës së djeshme.

Ai ka publikuar video teksa cakërronte gotat me bukuroshen, Diellza Ferati.

Mesfushori me tipare sulmuese, deri tani me skuadrën e tij Diosgyori në elitën e futbollit të Hungarisë, ka pasur paraqitje mbresëlënëse, duke realizuar pesë gola në 18 ndeshje.

21-vjeçari iu bashkua skuadrës hungareze vitin e kaluar dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.

Me grupmoshën U21 të Kosovës, Hasani zhvilloi shtatë ndeshje dhe realizoi tre gola.