
Talenti i madh portugez, Joao Felix ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve të Atletico Madridit vetëm disa ditë pas transferimit, me një shumë rekorde për klubin.
Ky transferim i kushtoi hiç më pak se 126 milionë euro ekipit nga Wanda Metropolitano, të cilët paguan klauzolën e largimit të tij.
Megjithatë, talenti i tij nuk do dije për t’u parë pasi vërehet në çdo lëvizje të tij.
Portugezi këtë e ka treguar edhe gjatë stërvitjeve para-sezonale me Atleticon në Los Angeles.
Futbollisti 19-vjeçar ka shënuar një gol të bukur në stërvitje pas tri tentimeve radhazi brenda 40 sekondave.