Një nxënës i pasionuar pas shkencës ka zbuluar aksidentalisht një fole vezësh të fosilizuara të dinosaurëve duke luajtur jashtë në Kinë. Ekspertët besojnë se 11 vezët, datojnë rreth 66 milionë vjet në periudhën e vonshme të Kretakut, pak para se kafshët e lashta të zhdukeshin.
10-vjeçari e bëri gjetjen e jashtëzakonshme të martën, duke luajtur në një argjinature në qytetin e Heyuan, Provinca Guangdong. Djali, i quajtur Zhang Yangzhe, po përpiqej të kërkonte mjete për të goditur arrat në pemë, kur gjeti atë që mendonte se ishte një copë shkëmbi që ‘dukej i veçantë’.
Ai shoqërohej nga nëna e tij dhe fillimish tha se shkëmbi kishte ‘qarqe’ në sipërfaqen e tij. “Pastaj thirra nënën time dhe menduam se guaska dukej si ajo e një veze dinosauri”, tha Yangzhe për mediet.