Fëmijët mund ta mbajnë Coronavirusin në hundë deri në tri javë, thonë studimet e fundit të bëra në Korenë e Jugut.
Studime të mëhershme gjetën se shumica e fëmijëve kanë fare pak, ose aspak simptoma.
Por, këto gjetje hedhin dritë mbi pyetjen që nuk kishte përgjigje të saktë se sa ka mundësi që fëmijët ta bartin virusin tek të rriturit.
Studimi gjithashtu thekson përsëri rolin e rëndësishëm të distancimit fizik dhe higjienën e mirë.
Këto studime rreth virusit tek fëmijët po bëhen tash që ka ardhur koha e rikthimit nëpër shkolla./Insajderi.com