Fëmijët që vdesin në ShBA nga Covid-19, në të shumtën e rasteve janë hispanikë, të zinjë dhe amerikanë vendas

Fëmijët që vdesin në ShBA nga Covid-19, në të shumtën e rasteve janë hispanikë, të zinjë dhe amerikanë vendas

Ndërkohë nxënësit në të gjithë vendin kthehen në klasa, një raport i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se shumica e fëmijëve, adoleshentëve që vdesin nga COVID-19 janë hispanikë, të zinjë ose amerikanë vendas, raporton USA Today, transmeton Insajderi.

Studiuesit zbuluan se ekzistonte një pabarazi marramendëse racore në më shumë se 390,000 raste infektimesh dhe 121 vdekje mes njerëzve nën moshën 21 vjeç të raportuara nga

CDC (Centers for Disease Control and Prevention) midis 12 shkurtit dhe 31 korrikut.

Fëmijët hispanikë, të zinjë dhe amerikanë vendas përbënin 78% të atyre vdekjeve edhe pse ato grupe përfaqësojnë vetëm 41% të popullsisë së Shteteve të Bashkuara, një efekt disproporcional që reflekton një pabarazi të ngjashme midis të rriturve.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se numri i të vdekurve nga Covid-19 është dy herë më i lartë për njerëzit me ngjyrë nën moshën 65 vjeç se sa për amerikanët e bardhë. /Insajderi.com