Fenerbahce detyrohet ta shes Vedat Muriqin

Fenerbahce detyrohet ta shes Vedat Muriqin

Klubi nga superliga turke, Fenerbahce, është duke u detyruar ta shes lojtarin kryesor të tyre, Vedat Muriqi, për të mbuluar shpenzimet dhe për të balancuar financat e klubit, pas humbjeve në aspektin financiar, nga Covid 19.

Lajmin për vënien në shitje të Vedatit, e ka dhënë mediumi i njohur turk, Sabah, i cili ka përmendu edhe shifra, duke thënë se 20 milion euro janë të mjaftueshme për klubin e Fenerbahce, nëse dikush nga klubet e tjera i dëshirojnë shërbimet e sulmuesit shtatlartë, raporton Insajderi.

Ekipe të shumta brenda Evropës, janë të interesuara për lojtarin, por ky lajm ka gëzuar shumë ekipet si Tottenham dha WBA, kjo e fundit e kthyer rishtas në ligë me trajnerin e tyre Slaven Bilic./Insajderi.com.