Fenerbahçe paralajmëron me Vedat Muriqin

Fenerbahçe paralajmëron me Vedat Muriqin

Skuadra e Fenerbahçes ka publikuar foto nga seanca e fundit stërvitore, aty ku në qendër të saj është sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Vedat Muriqi.

Me foton e Vedat Muriqit, Fenerbahçe ka paralajmëruar për sfidën e radhës në kampionatin turk, shkruan Insporti

Në debutimin e tij në ligë me gjigantin turk, 25-vjeçari shënoi super gol në fitoren e thellë 5:0 të Fenerit.

Ai shënoi në minutën e 17-të ndaj Gazisehir Gaziantepit, pas një depërtimi në krahun e djathtë.

Ndeshja e radhës për Fenerin do të jetë këtë të shtunë, në derbin në udhëtim ndaj Istanbul Basaksehirit.

Kujtojmë se Muriqi është titullar i padiskutueshëm te ekipi turk, derisa pritet që ta udhëheqë edhe Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit.

Në mungesë të Milot Rashicës e Arbër Zenelit të lënduar, të gjitha shpresat e sulmit do të jenë pikërisht te Vedat Muriqi. /Insporti.com/