Sipas “Sensursuz Futbol”, Fenerbahçe është vënë seriozisht pas lojtarit të Manchester United, Juan Mata.
Ekipi nga Turqia, janë të sigurt se mund të arrijnë një marrëveshje për Mata’n dhe planifikohet që bisedimet të hapen para hapjes së afatit kalimtarë të verës, raporton Insajderi.
Juan Mata për vite me radhë është duke u përballur me mungesë hapësire, kjo për shkak të konkurrencës së madhe në pozitat që ai mund të luaj. Në anën tjetër, Solskjaer e ka potencuar se Juan është një figure shumë e rëndësishme brenda ekipit të United dhe se dëshiron që lojtarët e rinj të mësojnë nga përvoja dhe profesionalizmi i tij./Insajderi.com