Fenerbahce refuzon ofertën 15 milionë euro të Lazios për Muriqin

Fenerbahce refuzon ofertën 15 milionë euro të Lazios për Muriqin

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriq, ka qenë në radarin e shumë klubeve evropiane. Një ofertë zyrtare për të ka ardhurn nga klubi romak, Lazio.

Drejtues të Lazios kanë qëndruar së fundi në Stamboll, për të negociuar transferimin e Vedat Muriqit.

Por, oferta e parë 15 milionë euro që Lazio i ka ofruar Fenerbahces është refuzuar nga gjiganti turk, raporton TRT SPORT.

Mediat turke besojnë që, Vedat Muriq, do të largohet këtë verë nga Turqia.

Për kosvarin interesim kanë shprehur skuadra tjera nga liga të mëdha europiane. /Insajderi.com/