Gjigandi turk i futbollit, skuadra nga Stambolli, Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar të Basel, Kemal Ademi, njofton Insajderi.
Sulmuesi 24 vjeçar nga Prizreni, te Basel u transferua verën e vitit 2019 nga Xamax, ku nënshkroi një kontratë katër vjeçare.
Në anën tjetër, ekipi turk, pasi shiti Vedat Muriqin te Lazio në Itali për afër 20 milionë euro gjatë kësaj vere, ka qenë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Muriqin. Dhe zëvendësimi erdhi, po me nje sulmues tjetër shqiptar nga Prizreni.
Transferimin e ka bërë të ditur faqja e klubit turk në Facebook, ku shkruan “klubi ynë ka arritur marrëveshje parimore me me sulmuesin 24 vjeçar, Kemal Ademi dhe me klubin e tij, Basel. Lojtari ka arritur në Stamboll për vizitat mjekësore”.
Kujtojmë që Ademi te Basel, kishte bashkëlojtarë bashkëpatriotët e tij, Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën. /Insajderi.com