Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Ferencvaros dhe Prishtinës, e vlefshme për kualifikimet per Ligën e Kampionëv, shkruan Insajderi.
Trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger do të nis ndeshjen me formacionin 4-2-3-1:
Denes Dibusz, Eldar Civic, Lasha Dvali, Miha Blazic, Henry Wingo, David Siger, Igor Kharatin, Robert Mak, Tokmac Nguen, Myrto Uzuni dhe Franck Boli janë të përzgjedhurit e tij.
Nga ana tjetër Zekirija Ramadani do të nis ndeshjen me formacionin 4-4-2:
Ardit Nika, Besnik Krasniqi, Leotrim Bekteshi, Qendrim Zyba, Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Sabien Lilaj, Lorik Boshnjaku, Leotrim Kryeziu, Otto John dhe Mendurim Hoti janë të përzgjedhurit e Ramadanit.
Ndeshja do të zhvillohet në “Groupam Arena” me fillim nga ora 18:00./insajderi.com