Ferguson e ka mirëpritur kthimin e Ronaldos në Man United

Ferguson e ka mirëpritur kthimin e Ronaldos në Man United

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka pritur mirë transferimin e Cristiano Ronaldo-s në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo kishte fituar Champions League në vitin 2008 me Manchester United, ekip që e drejtonte Sir Alex Fergusion – njëri nga trajnerë më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Përkundër moshës, Ferguson është paraqitur në “Old Trafford” në ndeshjen e Man United kundër Newcastle, raporotn Goal, transmeton Insajderi.com.

Aty, Ferguson e kishte parë Ronaldon duke shënuar dy gola.

“Dua të them, për këdo që është tifoz i United, ne mund të kishim një milion njerëz atje, pa dyshim, pasi kishte aq shumë jashtë, qindra jashtë”.

Cristiano Ronaldo në Manchester United.

“Kur ai ishte këtu si fëmijë, procesi i tij mësimor ishte shumë, shumë i shpejtë”, ka thënë Ferguson për Ronaldon.

Ronaldo në Manchester United ishte transferuar nga Sporingu.

Më pastaj kishte kaluar në Premier League te Manchester United.

Pjesën më të madhe CR7 e zhvilloi në La Liga, ku me Real Madridin e fitoi katër herë Champions League.

Ndërsa, në Serie A te Juventuesi u transferua në vitin 2018, ku nuk e fitoi asnjë trofe evropian. /Insajderi.com