Ferguson i magjepsur nga Guardiola

Ai është trajneri legjendar i Manchester United, por ky fakt nuk e pengon të magjepset pas lojës së rivalëve të urryer të Manchester City-t dhe trajnerit të tyre, Pep Guardiola.

Ferguson i magjepsur nga Guardiola

Tabloidi “The Sun” zbulon një prapaskenë interesante pas derbit të Manchesterit ku bardhekaltërit fituan me rezultatin 2-1. Ferguson e ndoqi përballjen nga zona VIP por pas ndeshjes ai nxitoi të zbriste në korridorin e “Old Trafford” ku priti për disa minuta Pep Guardiolën, të cilin pasi e takoi, e uroi për lojën e zhvilluar në “Teatrin e Ëndrrave”.

Dy trajnerët njihen prej kohësh me njëri tjetrin pasi ata janë përballur më parë në finalet e UEFA Champions League 2009 dhe 2011. Gjithashtu, ata janë takuar disa herë edhe në Neë York pas aventurave respektive me Barcelonën dhe Manchester United.

Në të shkuarën, ka qenë vetë Ferguson ai që ka tentuar disa herë të bindë Guardiolën të marrë drejtimin e United pas largimit të tij, por koha tregoi që tentativat rezutuan të pasuksesshme.

Trajneri që ringriti “Djajtë e Kuq” drejt një epoke legjendare, la si pasues të tij David Moyes por tashmë është Jose Mourinho ai që pasn trashëgiminë e tij. /Insajderi.com