Ferguson, një “minierë ari” edhe në pension

Ferguson, një “minierë ari” edhe në pension

Sir Aleks Ferguson u tërhoq nga karriera e trajnerit në verën e vitit 2013 pas 26 viteve të paharrueshme në “Old Trafford”, por emri i ish-teknikut skocez vazhdon të prodhojë miliona.

Falë fjalimeve, shfaqjeve në publik, por edhe të ardhurave që kanë ardhur nga shitja e librit të tij, 75-vjeçari ka fituar më shumë se 6 milionë paund gjatë vitit 2016.

Ai paguhet 2 milionë paund në vit për 20 ditë punë si ambasador i Junajtid dhe deri në 100 mijë paund për konferenca e fjalimet motivuese.(Panorama-Sport)